Stanoci i Epërm bëhet me çerdhe, Ferit Idrizi: Me këtë investim fëmijëve ua sigurojmë një të ardhme më të ndritur - Gazeta Express
string(111) "stanoci-i-eperm-behet-me-cerdhe-ferit-idrizi-me-kete-investim-femijeve-ua-sigurojme-nje-te-ardhme-me-te-ndritur"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 13:46

Stanoci i Epërm bëhet me çerdhe, Ferit Idrizi: Me këtë investim fëmijëve ua sigurojmë një të ardhme më të ndritur

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 13:46

Kryetari aktual i Vushtrrisë, njëherësh kandidat i PDK-së edhe për një mandat, Ferit Idrizi, ka mbajtur premtimin për çerdhen në Stanoc të Epërm e cila sot u përurua. Ai ka thënë se kjo çerdhe do të shërbejë si shtëpi e dytë për fëmijët e këtij fshati.

“Kjo çerdhe do të shërbejë si shtëpi e dytë për fëmijët e fshatit, duke ofruar kushte të sigurta, të ngrohta dhe një mjedis të përshtatshëm për lojë e mësim.” – tha Idrizi.

Idrizi theksoi se ky investim i rëndësishëm u siguron fëmijëve një te ardhme më të ndritur. “Me këtë investim të rëndësishëm, fëmijëve tanë ua sigurojmë një të ardhme më të ndritur. E gëzofshi!” – përfundon Idrizi.