Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kamzës, teksa akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në një automjet të parkuar.
Policia bën me dije se 44-vjeçari është arrestuar pak metra nga vendi ku kreu vjedhjen, teksa ka tentuar që të largohet me automjetin e tij.
Ndërsa policia raporton se po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 44-vjeçari.
“Menjëherë pas njoftimit se në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, ishte vjedhur një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën për vënien në pranga të autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u identifikua dhe u kap menjëherë pas vjedhjes, autori i dyshuar, shtetasi R. M., 44 vjeç, banues në Kamëz.
44-vjeçari u arrestua pak metra larg vendit ku kreu vjedhjen, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tij tip “Benz”.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.”, thuhet njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.