Novi Sadi glorifikon terroristët e Banjskës: Do të kthehem i armatosur - Gazeta Express
string(69) "novi-sadi-glorifikon-terroristet-e-banjskes-do-te-kthehem-i-armatosur"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 12:00

Novi Sadi glorifikon terroristët e Banjskës: Do të kthehem i armatosur

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 12:00

Mbrëmë në qytetin e Novi Sadit në Serbi është organizuar një aksion që i portretizon si heronj terroristët e përfshirë në sulmin në fshatin Banjskë më 24 shtator 2023.

Persona të panjohur organizuan një ndezje flakadanësh mbi një prej urave kryesore të qytetit, ku u shfaq një transparent me mesazhe nacionaliste dhe luftënxitëse. Në të shkruhej:  “Më thërret vendlindja, aty duhet të shkoj një ditë i armatosur”.

Kjo ngjarje u organizua vetëm një natë para dyvjetorit të sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe u vranë tre pjesëtarë të grupit të armatosur serb. Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e kishte marrë publikisht ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili vazhdon të endet i lirë nëpër Serbi.

Ndërsa në Kosovë, 45 persona janë të akuzuar për sulmin dhe disa prej tyre po gjykohen, në Serbi nuk është ngritur ende asnjë aktakuzë.