Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka thënë se është votuar buxheti komunal për vitin 2026 në vlerë prej 16 milionë e 687 mijë e 746 euro.
Ai ka falënderuar të gjithë asamblistët që kanë votuar pro.
“Në mbledhjen e fundit të kësaj legjislature, me 20 vota pro dhe 5 kundër, Kuvendi miratoi buxhetin komunal për vitin 2026 në vlerë totale; 16,687,746.00 € Faleminderit të gjithë asamblistëve për përkushtimin e tyre dhe votën pro. Të dashur qytetarë, puna jonë nuk përfundon këtu! Rrugëtimi ynë për Istogun tonë të zhvilluar vazhdon. Çdo vendim, çdo investim është për Ju – për Istogun e të gjithëve!”