Zyrtari i PDK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë për Frontal të T7 ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti me qëllim po e prolongon formimin e Qeverisë së re, meqë në muajin nëntor të këtij viti ishte e planifikuar të vinte emisari i Presdientit Trump për të nisur negociatat.
Sipas Halitit, Kurti po e shtynë krijimin e Qeverisë së re, meqë e di se do t’i duhet të nënshkruajë marrëveshje.
“Albini e di që ka pasur me ardhë i dërguari i Presidentit të Amerikës në nëntor për t’i filluar negociatat dhe e ka ditur se duhet nënshkruar marrëveshja”, ka thënë Haliti, duke e quajtur këtë si strategji të Albin Kurtit.