Dy vjet nga sulmi në Banjska – Përkujtohet nga miq e familjarë njëri nga terroristët e vrarë - Gazeta Express
string(90) "dy-vjet-nga-sulmi-ne-banjska-perkujtohet-nga-miq-e-familjare-njeri-nga-terroristet-e-vrare"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 12:33

Dy vjet nga sulmi në Banjska – Përkujtohet nga miq e familjarë njëri nga terroristët e vrarë

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 12:33

Ditën e sotme janë bërë dy vite që nga kur në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup terrorist, i prirë nga Millan Radoiçiq, e sulmoi Policinë e Kosovës, si pasojë e të cilit sulm, në mëngjesin e 24 shtatorit 2023, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një tjetër.

Në këtë dy vjetor, liderë politikë nga vendi kanë kujtuar Bunjakun, dhe, ambasada të huaja kanë kërkuar drejtësi për këtë akt terrorist.

Lidhur me këtë, portali Alternativa ka njoftuar se, përkujtime janë bërë edhe për njërin nga terroristët e vrarë.

Siç bënë të ditur ky portal, miq e familjarë kanë kujtuar Stefan Nedeljkovic.

‘‘BANJSKA: PËRKUJTIM PËR STEFAN NEDELJKOVIC-IN

Sot shënohen dy vjet që nga konflikti i armatosur në Banjska midis anëtarëve të policisë së Kosovës dhe serbëve të Kosovës. Stefan Nedeljkovic, Igor Milenkovic dhe Bojan Mijailovic, si dhe një anëtar i PK-së, Afrim Bunjak, u vranë në konflikt.

Në Banjska, në vendin ku vdiq Nedeljkovic, u bë një përmendje në prani të miqve dhe anëtarëve të familjes’’, thuhet në raportimin e portalit.