Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Denis Brajoviç.
Ai ekstradua disa kohë më parë drejt vendit tonë, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.
Denis Brajoviç, u arrestua në shkurt të vitit 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas u ekstradua në vendin tonë.
Sipas përgjimeve në aplikacionin “SKY”, që dolën gjatë “Metamorfozës”, vrasja u organizua nga Behar Bajri.
Ekzekutimin e kreu Brajoviç, i cili pasi “kreu me sukses” punën që iu ngarkua, i shkroi fillimisht Bajrit, duke e informuar dhe duke kërkuar që Edmond Preka që i siguroi transportin, ta priste, pasi “ishte afër”. Më pas, ai i shkroi Ervis Martinajt. Me mesazhin “Kryvi”, e bëri me dije se vrasja ishte kryer.