Kryetari i Suharekës që po garon edhe për një mandat, Bali Muharremaj, ka thënë se gratë e Suharekës kanë dëshmuar se përfaqësimi i tyre në institucionet tona nuk është vetëm një numër, por një vlerë e veçantë për gjithë shoqërinë.
“Gratë e Suharekës kanë dëshmuar se përfaqësimi i tyre në institucionet tona nuk është vetëm një numër, por një vlerë e veçantë për gjithë shoqërinë. Nga pozita e Nënkryetares së Komunës deri te drejtimet më të ndjeshme në vitet e fundit, si shëndetësia, kultura, administrata, inspekcioni, dhe në shumë institucione tjera, ato kanë sjellë kujdes, humanitet dhe vizion të qartë. Dhe, kjo ndodhi për herë të parë në Suharekë.”