Operacion policor në disa lokacione: Dyshohet për trafikim droge, krim të organizuar dhe pastrim parash - Gazeta Express
string(101) "operacion-policor-ne-disa-lokacione-dyshohet-per-trafikim-droge-krim-te-organizuar-dhe-pastrim-parash"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 11:45

Operacion policor në disa lokacione: Dyshohet për trafikim droge, krim të organizuar dhe pastrim parash

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 11:45

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka thënë se ky aksion po kryhet nën udhëheqjen e këtij institucioni bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ajo tha për Express se operacioni lidhet me dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.

“Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në disa lokacione. Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet pas përfundimit të operacionit policor”, tha Luta. /GazetaExpress/