Arta Bajrami kërkesë për fëmijët me autizëm: Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Osmani e as nga Kurti - Gazeta Express
string(99) "arta-bajrami-kerkese-per-femijet-me-autizem-nuk-kam-marre-asnje-pergjigje-nga-osmani-e-as-nga-kurti"

Rozë

Gazeta Express

24/09/2025 10:35

Arta Bajrami kërkesë për fëmijët me autizëm: Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Osmani e as nga Kurti

Rozë

Gazeta Express

24/09/2025 10:35

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka nisur muajin e kaluar në një letër të hapur drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit Albin Kurti, ku shpreh zhgënjimin dhe revoltën e saj për mungesën e përkujdesjes institucionale ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.

IndeksOnline ka kontaktuar këngëtaren, për të pyetur nëse ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me kërkesën e saj.

Bajrami ka thënë se nuk ka marrë asnjë përgjigje lidhur me kërkesën e saj.

“Deri sot nuk kemi marrë përgjigje nga presidentja dhe kryeministri lidhur me kërkesat tona të bëra publike. Ne mbetemi të hapur për dialog dhe bashkëpunim institucional”, ka thënë Bajrami për IndeksOnlinen.

 Tutje, Bajrami ka thënë se nëse pas formimit të qeverisë nuk do të ketë hapa konkret, atëherë do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve.

 “Por, nëse pas përfundimit të proceseve aktuale politike nuk do të ketë një hap konkret nga ana e institucioneve, atëherë do të shqyrtojmë hapat e ardhshëm demokratikë dhe qytetarë, për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve tanë. Kjo nuk është një çështje politike, por një urgjencë njerëzore. Ne nuk do të ndalemi derisa të sigurojmë të drejtat dhe dinjitetin e fëmijëve tanë”, ka shtuar ajo.

“Ne si komunitet i familjeve dhe aktivistëve për personat neurodivergjent – autizëm e kuptojmë se vendi ynë po kalon nëpër procese të rëndësishme demokratike si konstituimi i kuvendit dhe zgjedhjet lokale. Megjithatë, dëshirojmë të theksojmë se përballja jonë e përditshme me mungesën e mbështetjes institucionale nuk mund të shtyhet pafund”, vlerësoi Bajrami.

Vlen të përmendim faktin e Bajrami është nënë e dy fëmijëve me autizëm.