Përparim Rama për parkun në Ulpianë: Nga kënd i harruar, në hapësirë plot ngjyra e gjallëri - Gazeta Express
string(89) "perparim-rama-per-parkun-ne-ulpiane-nga-kend-i-harruar-ne-hapesire-plot-ngjyra-e-gjalleri"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 10:35

Përparim Rama për parkun në Ulpianë: Nga kënd i harruar, në hapësirë plot ngjyra e gjallëri

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 10:35

Parku i Ulpianës ka marrë pamje tjetër.

Me gjelbërim, shtigje për ecje e kënde lojërash, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky park është kthyer në hapësirë që sjell gjallëri.

“Parku i Ulpianës është rikthyer si frymë e re për lagjen, një hapësirë që sjell gjallëri, pushim dhe lojë për të gjitha moshat”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Ai theksoi se tash në këtë park, ka gjithçka që kontribuon për një hapësirë më të mirë sociale për qytetarët.

“Gjelbërim i ri që freskon qytetin. Shtigje për ecje e rekreacion. Kënde lojërash dhe fusha sportive për fëmijët dhe të rinjtë. Hapësirë sociale për qytetarët që duan të kalojnë kohë së bashku”, ka shkruar Përparim Rama.