Turqia arreston një komedian dhe një reper për një shaka të vlerësuar si fyese ndaj Islamit - Gazeta Express
string(91) "turqia-arreston-nje-komedian-dhe-nje-reper-per-nje-shaka-te-vleresuar-si-fyese-ndaj-islamit"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 9:47

Turqia arreston një komedian dhe një reper për një shaka të vlerësuar si fyese ndaj Islamit

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 9:47

Turqia i ka arrestuar të martën mbrëma një komedian dhe një reper, pasi prokurorët thanë se emisioni i tyre online përmbante një shaka që i referohej një hadithi ose mësimi të Profetit Muhamed, e cila, sipas tyre, mund të nxisë urrejtje fetare.

Një gjykatë në Stamboll urdhëroi paraburgim për YouTuber-in Bogac Soydemir, moderator i programit “Soguk Savas”, dhe të ftuarin e tij, reperin Enes Akgunduz, pasi autoritetet thanë se emisioni përmbante një shaka për hadithin “vera është nëna e gjithë të këqijave”.

Prokurorët argumentuan se kjo shaka rrezikon të nxisë armiqësi mbi baza fetare.

Akgunduz dhe Soydemir kërkuan falje pas emisionit dhe mohuan fajësinë kur u paraqitën në gjykatë të martën.

Soydemir tha se qëllimi i tij nuk ishte të nxisë urrejtje, duke shtuar se e hoqi videon sapo u njoftua për çështjen dhe kërkoi falje në rrjetet e tij sociale. Ai tha se shakaja ishte një koment i një shikuesi që ai lexoi drejtpërdrejt, të cilin gabimisht e mori si lojë fjalësh.

Akgunduz gjithashtu e mohoi se bëri fyerje të qëllimshme dhe tha se biseda e tyre ishte keqinterpretuar.

Ai shtoi se shakaja ishte koment i lexuar nga një shikues, që ai e mori si lojë të thjeshtë fjalësh, dhe e pranoi se duhej të kishte menduar më me kujdes.

Arrestimi i tyre pason burgosjen e katër karikaturistëve nga revista satirike javore “Leman”, për një karikaturë të thuhej se paraqiste profetët Muhamed dhe Moisi, të cilën Presidenti Tayyip Erdogan e përshkroi si “provokim të ndyrë”./REL/