Giroud e pranon: Në të kaluarën s’e kam pritur që Dembele do ta fitonte Topin e Artë - Gazeta Express
string(82) "giroud-e-pranon-ne-te-kaluaren-se-kam-pritur-qe-dembele-do-ta-fitonte-topin-e-arte"

Futboll

Gazeta Express

24/09/2025 9:45

Giroud e pranon: Në të kaluarën s’e kam pritur që Dembele do ta fitonte Topin e Artë

Futboll

Gazeta Express

24/09/2025 9:45

Topi i Artë 2025 shkoi për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembelen, edhe pse pati pakënaqësi, mbi të gjitha nga babai i Lamine Yamalit, Mounir Nasraoui.

35 gola e 16 asistime në të gjitha garat janë fakte të padiskutueshme për sezonin fantastik që e kaloi ylli francez, shkruan “Gazeta Express”.

Karriera e tij u përshkua me ulje dhe ngritje, ndërsa Olivier Giroud e pranon se nuk e priste një arritje të tillë të ish-futbollistit të Borussia Dortmundit dhe Barcelonës.

Duke folur për “L’Equipe”, ish-sulmuesi i Chelseat, Arsenalit e Milanit e pranoi se në kohët kur luante në Kombëtare bashkë, nuk e kishte imagjinuar një arritje aq të madhe të Dembeles.

“Nëse do ta shihja atë si një fitues potencial të Topit të Artë? Është e vështirë ta them, por kur e shihja çdo ditë në Kombëtaren franceze, jo, nuk e shihja të mundur domosdoshmërisht këtë, si një mundësi për ta fituar Topin e Artë”, deklaroi fillimisht sulmuesi i Lillet.

“Për ta fituar Topin e Artë, duhet ta kesh talentin, por edhe një sezon të mirë. Ai e ka talentin, por i është dashur ta kishte sezonin e mirë, në klubin e duhur, ndërsa ka fituar gjithçka. Topi i Artë varet gjithmonë edhe nga sukseset kolektive”, përfundoi Giroud. /Gazeta Express