Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shpërndan postimin e DASH: Trump i ndali 7 luftëra, mes tyre Kosovë-Serbi - Gazeta Express
string(103) "ambasada-e-shba-se-ne-prishtine-shperndan-postimin-e-dash-trump-i-ndali-7-luftera-mes-tyre-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 10:09

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shpërndan postimin e DASH: Trump i ndali 7 luftëra, mes tyre Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 10:09

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se ai personalisht i ka ndalur shtatë luftëra në botë, që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Departamenti amerikan i Shtetit, më pas, publikoi një fotografi në Facebook ku shkruan se “Presidenti Trump i përfundoi 7 LUFTËRA në vetëm 7 MUAJ”. Aty përmendet edhe një mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e shpërndau sot këtë postim.

“’PRESIDENTI I PAQES: 7 luftëra përfunduan në 7 muaj’ — President Donald J. Trump”, thuhet në përshkrimin e DASH.

Trump foli në OKB për një “epokë të artë” në SHBA ndërsa përsëriti pretendimin e tij të kontestuar për ndaljen e luftërave.

“Unë i përfundova shtatë luftëra, dhe në të gjitha rastet, ato ishin duke u përshkallëzuar, me mijëra njerëz të panumërt që po vriteshin. Këtu përfshihen Kamboxhia dhe Tajlanda, Kosova dhe Serbia, Kongo dhe Ruanda – një luftë e egër dhe e dhunshme që ishte – Pakistani dhe India, Izraeli dhe Irani, Egjipti dhe Etiopia, dhe Armenia dhe Azerbajxhani”, tha ai.