Begaj në Nju-Jork, takim me presidentin e Ganës - Gazeta Express
string(46) "begaj-ne-nju-jork-takim-me-presidentin-e-ganes"

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2025 9:16

Begaj në Nju-Jork, takim me presidentin e Ganës

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2025 9:16

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që zhvillohet në Nju-Jork në datat 22-27 shtator 2025.

Në selinë e OKB-së, Begaj zhvilloi edhe një takim me presidentin e Ganës, John Dramani Mahama me të cilin diskutoi për njohjen nga Gana të Kosovës.

“Sot në OKB, u takova me Presidentin e Ganës, John Dramani Mahama për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për të konfirmuar njohjen e Ganës për Kosovën”, shkroi Begaj, në një postim në rrjetet sociale.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”, theksoi Begaj.

Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.

Agjenda e Presidentit Begaj përfshin edhe pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe.

Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.