hqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët me vranësira kalimtare në zonat e Ultësirës Perëndimore. Në rajonet malore pritet alternim kthjellimesh dhe vranësirash gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Gjatë pasdites, vranësirat do të shtohen gradualisht në të gjithë territorin, ndërsa në orët e vona të natës parashikohet që ato të sjellin reshje shiu, kryesisht në skajet Veriore dhe Veriperëndimore të vendit.
Temperaturat do të shënojnë rënie si në minimum ashtu edhe në maksimum, duke varjuar nga 9°C në Bulqizë deri në 32°C në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë nga jugu, me shpejtësi mbi 45 km/h, ndërsa në brigjet detare pritet dallgëzim deri në 4 ballë.