Franco Mastantuono po përjeton një mbrëmje të paharrueshme: sulmuesi i ri argjentinas shënoi golin e tij të parë zyrtar me Real Madrid, në ndeshjen kundër Levantes, duke përmbyllur një aksion të shumëpritur nga tifozët madrilenë.
Goli erdhi pas një kombinimi të shkëlqyer të ekipit.
FRANCO MASTANTUONO SCORES HIS FIRST GOAL FOR REAL MADRID pic.twitter.com/0sFY8bWDty
— WolfRMFC (@WolfRMFC) September 23, 2025
Vinícius Júnior dha asistin nga jashtë zone drejt Mastantuonos, i cili e kontrolloi topin me qetësi dhe goditi me të djathtën në trekëndësh, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit.
Mastantuono u transferua te Real Madridi nga River Plate./GazetaExpress/