Osmani thotë se është e përkushtuar ta mbrojë miqësinë me SHBA'në, njofton për takim me Hanrahan - Gazeta Express
string(94) "osmani-thote-se-eshte-e-perkushtuar-ta-mbroje-miqesine-me-shbane-njofton-per-takim-me-hanrahan"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 21:07

Osmani thotë se është e përkushtuar ta mbrojë miqësinë me SHBA’në, njofton për takim me Hanrahan

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 21:07

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se pas një “bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë”, është takuar në New York me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në takim Osmani thotë se ka ritheksuar rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, “e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik”, shprehet ajo.

“Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok”, deklaron presidentja.