Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, është takuar sonte me sportistë nga komuna. Ai tha se sporti ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme institucionale dhe se angazhimi i tij do të jetë i drejtpërdrejtë në këtë drejtim.
“Sonte pata kënaqësinë të takohem me sportistë nga mbarë Fushë Kosova. Bashkë biseduam për sfidat dhe sukseset e tyre, si dhe për rëndësinë që ka mbështetja institucionale ndaj sportit”, u shpreh Osmani.
Ai shtoi se sportistët janë model frymëzimi për të rinjtë dhe se suksesi i tyre vjen nga përkushtimi dhe puna e palodhur:
“Sportistët tanë janë shembulli më i mirë se si me disiplinë dhe përkushtim arrihet suksesi. Angazhimi ynë është i qartë: të krijojmë kushte më të mira për ta dhe të investojmë në gjeneratat e reja.”
Në përfundim të takimit, Osmani theksoi vizionin e tij për një komunë që e sheh sportin si pjesë të zhvillimit shoqëror:
“Bashkë, për sport më të fuqishëm dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Fushë Kosova PËRTEJ!”