Rinor Nuhiu, këshilltar i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, i ka reaguar Marko Gjuriqit, ambasadorit të Serbisë në SHBA.
Kjo pasi Gjuriq shkroi në “X”, pas intervistës së Vjosa Osmani e dha në “Fox Neës”, ku siç propagandoi Gjuriq “Osmani shpërndau gënjeshtra”.
Këshliltair i Osmanit i është përgjigjur Gjuriqit duke i thënë se “po përpiqet të mohosh kontributin e presidentit Donald Trump”.
“Marko Gjuriq, ti vazhdon të shpifësh sepse e vërteta të djeg. Po përpiqesh të mohosh kontributin e @POTUS Trump, i cili sot në OKB foli me krenari për punën e tij për paqen gjatë shtatë muajve të fundit, përfshirë edhe në raportet Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.
“Por pse të habitemi? FAKE NEWS është gjithçka që ju bëni”, ka thënë ai. /Gazeta Express