Partia Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend listën e përfaqësuesve të saj për strukturat e reja parlamentare, përfshirë komisionet e përhershme dhe delegacionet ndërkombëtare. Lëvizja vjen pas miratimit në grupin parlamentar dhe një takimi të zhvilluar mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe drejtuesve të grupeve opozitare.
Sipas kreut të grupit demokrat, Gazment Bardhi, opozita do të vijojë të jetë e përfaqësuar në të gjitha institucionet e Kuvendit, duke respektuar rregulloren dhe procedurat parlamentare.
Drejtuesit opozitarë të komisioneve
Ina Zhupa – Kryetare e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Jorida Tabaku – Kryetare e Komisionit për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Bardh Spahia – Kryetar i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Luçiano Boçi – Kryetar i Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Nënkryetarët e komisioneve
Eno Bozdo – Nënkryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat
Oerd Bylykbashi – Nënkryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore
Klevis Balliu – Nënkryetar i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Bledi Himci – Nënkryetar i Komisionit për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën
Xhelal Mziu – Nënkryetar i Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Albana Vokshi – Nënkryetare e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ivi Kaso – Nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare