IKSHPK vazhdon të rekomandojë se uji në Badoc ende nuk është i sigurt për pije - Gazeta Express
string(78) "ikshpk-vazhdon-te-rekomandoje-se-uji-ne-badoc-ende-nuk-eshte-i-sigurt-per-pije"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 19:16

IKSHPK vazhdon të rekomandojë se uji në Badoc ende nuk është i sigurt për pije

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 19:16

Gjatë javës së fundit, bazuar në matjet e kryera në laboratorët e IKSHPK-së, mostrat e ujit të marra nga rrjeti shpërndarës në zonën e furnizimit PR03–Badoc kanë treguar një ulje të ndjeshme të vlerave të manganit, njofton IKSHPK.

“Këto vlera janë dukshëm më të ulëta se standardi shëndetësor prej 0.3 mg/L, i cili konsiderohet prag ku mund të ketë ndikim në shëndetin e njeriut. Megjithatë, rezultatet e analizave laboratorike të ditëve të fundit, me vlerën maksimale prej 0.067 mg/L, ende e tejkalojnë kufirin e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 “ Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor”, ku norma e lejuar për manganin është 0.05 mg/L”, vijon njoftimi.

Me qëllim të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK vazhdon të rekomandojë se uji në këtë zonë ende nuk është i sigurt për pije.

IKSHPK thekson se do të vazhdojë me monitorimin e rregullt të ujit të pijshëm dhe për çdo zhvillim të ri do të njoftojë qytetarët në kohë.