Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga iniciativa qytetare “Lidhja për Prishtinën”, Fehmi Kupina, ka zhvilluar vizitë në Qendrën për Ofrimin e Shërbimeve për Autizëm.
Në njoftimin e Lidhjes për Prishtinën për vizitën e zhvilluar theksohet se “Qendra për Autizëm është një institucion thelbësor për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për përkujdesje dhe shërbime të specializuara. Ajo ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme, dhe ne, në qeverisjen tonë, jemi të përkushtuar të shtyjmë përpara të gjitha proceset për sigurimin e një financimi të qëndrueshëm, përmes një planifikimi afatgjatë trevjeçar. Kjo do të garantojë që shërbimet brenda qendrës të mos ndërpriten asnjëherë”.
“Gjithashtu, ne angazhohemi që të mbulojmë të gjitha shpenzimet për familjet që përfitojnë nga asistenca sociale dhe për prindërit vetushqyes, duke zgjatur ofrimin e shërbimeve edhe pas moshës 18-vjeçare”, thuhet tutje në njoftim.
Postimi i plotë: