Laporta i thotë Realit që “të mësohet si të humbas” - Gazeta Express
string(49) "laporta-i-thote-realit-qe-te-mesohet-si-te-humbas"

Futboll

Gazeta Express

23/09/2025 19:00

Laporta i thotë Realit që “të mësohet si të humbas”

Futboll

Gazeta Express

23/09/2025 19:00

Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, nuk kurseu fjalët kur komentoi vendimin e Real Madrid për të munguar në galanë e Topit të Artë 2025 në Paris.

Kreu i Barçës i dërgoi një mesazh të qartë rivalit të përjetshëm, duke theksuar rëndësinë e pranimit të fitoreve dhe humbjeve me sportivitet.

Pyetjes për mungesën e Madridit, Laporta iu përgjigj shkurt:

“Mund të bëjnë çfarë duan. Ne fokusohemi tek Barça. Nga respekt për të nominuarit, fituesit dhe organizimin, ne shkojmë. Ky është një pjesë e mënyrës tonë për të kuptuar sportin. Mund të fitosh dhe mund të humbasësh. Duhet të dish të humbasësh. Ne kemi fat të fitojmë shumë dhe të humbasim pak”.

Me këto fjalë, Laporta theksoi se për Barcelonën, pjesëmarrja në ngjarje të këtij niveli është një akt respekti ndaj futbollit dhe protagonistëve të tij – pavarësisht rezultatit.

Bojkotimi i ceremonisë së Topit të Artë nga Reali vjen nga viti i kaluar, pasi Vinicius Jr nuk e fitoi këtë çmim./GazetaExpress/