Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot propozimin për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.
Vendimi u mor me shumicë votash, në bazë të nenit 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku në rast mungese në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje. Propozimi për shkarkim u depozitua nga këshilltarët socialistë.Pavarësisht votimit pro, përfaqësues të opozitës në këshill kërkuan që Veliaj të kishte të drejtën të dëgjohej para se të merrej vendimi.