Duncan mohon se ka pasur Prokurori në verën e 1999-ës në Kosovë - Gazeta Express
string(63) "duncan-mohon-se-ka-pasur-prokurori-ne-veren-e-1999-es-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 17:24

Duncan mohon se ka pasur Prokurori në verën e 1999-ës në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 17:24

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari John Duncan tha se nuk ka pasur Prokurori në Kosovë gjatë verës së vitit 1999.

Sipas gjyqtarit Christoph Barthe, gjatë seancave përgatitore me mbrojtjen, dëshmitarit i ishte treguar një deklaratë e një personi me emrin Anthony Quin që ishte i Policisë Metropolitane Mbretërore të Anglisë që ia kishte dhënë Gjykatës së Lartë të Anglisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Barthe tha se pas kësaj, dëshmitari kishte konfirmuar se nuk ka pasur Prokurori në Kosovë gjatë verës së viti 1999. Këtë gjë e konfirmoi edhe sot në sallën e gjyqit Duncan.

Përveç kësaj, dëshmitari e kishte pohuar se ka pasur raportime nga KFOR-i që tregonin se grupe kriminale nga Shqipëria po përpiqeshin të hyjnë në Kosovë gjatë vakumit të verës së vitit 1999 dhe ishte një problem shumë i madh.

“Me sa kujtoj unë, kanë ardhur së bashku me refugjatët që po ktheheshin në Kosovë. Mes tyre kishte edhe elemente të krimit të organizuar që u përzien me ata. Në këtë periudhë pra që po tërhiqeshin forcat serbe, aktualisht hynin refugjatët dhe në mes tyre kishte edhe elemente të krimit të organizuar. Kështu e kam kuptuar unë”, tha dëshmitari.