Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e nisi me shaka fjalimin e tij në OKB për telepromterin e prishur, një pajisje për leximin e fjalimeve në ekran.
Ai tha se nuk e ka problem të flasë edhe pa të, duke shtuar se në këtë mënyrë “flet më shumë nga zemra”.
“Kushdo që po e operon këtë teleprompter është në telashe të mëdha”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Duke i hedhur sytë nëpër sallën e mbushur plot, Trump e fillon fjalimin e tij./Express/