Lushtaku viziton bizneset e vogla: Besimi i qytetarëve është forca jonë për të vazhduar rrugën drejt zhvillimit - Gazeta Express
string(110) "lushtaku-viziton-bizneset-e-vogla-besimi-i-qytetareve-eshte-forca-jone-per-te-vazhduar-rrugen-drejt-zhvillimit"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 16:15

Lushtaku viziton bizneset e vogla: Besimi i qytetarëve është forca jonë për të vazhduar rrugën drejt zhvillimit

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 16:15

Kandidati për kryetar i Skënderajt, Sami Lushtaku, sot ka zhvilluar takime me bizneset e vogla në Skënderaj.

Lushtaku ka shkruar se në secilin takim me qytetarët është dëshmi se besimi i tyre është forca më e madhe për të vazhduar rrugën drejt zhvillimit të Komunës.

Postimi i plotë:

Sot zhvilluam takime të shumta me biznese të vogla që mbajnë gjallë ekonominë lokale, me mësimdhënës që formësojnë të tashmen dhe të ardhmen e brezave si dhe me pensionistë që me përvojën dhe sakrificat e tyre na frymëzojnë çdo ditë.

Çdo takim e çdo duarshtrëngim është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve është forca jonë më e madhe për të vazhduar rrugën drejt një Skenderaj më të zhvilluar e më të mirëqenë për të gjithë.