“E lamë takimin të hënën, sapo mbërriva mora vesh që ai nuk ishte më” – aktorja tregon kontaktin e fundit me Enver Petrovcin - Gazeta Express
string(119) "e-lame-takimin-te-henen-sapo-mberriva-mora-vesh-qe-ai-nuk-ishte-me-aktorja-tregon-kontaktin-e-fundit-me-enver-petrovcin"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 16:06

“E lamë takimin të hënën, sapo mbërriva mora vesh që ai nuk ishte më” – aktorja tregon kontaktin e fundit me Enver Petrovcin

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 16:06

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Kosova Live, aktorja Arbneshë Grabovci-Nixha ka ndarë kujtimin e fundit me aktorin e ndjerë Enver Petrovci.

Ajo tregoi se vetëm pak kohë para se të merrte lajmin e hidhur, ishte dëgjuar në telefon me të:

“E lamë takimin të hënën, në vendin e njëjtë. Sapo mbërriva mora vesh që ai nuk ishte më në mesin tonë. Ishte e pabesueshme”, tha ajo me emocion.

Grabovci-Nixha shtoi se Petrovcin e kishte ndjerë gjithmonë si një mik e bashkëpunëtor të afërt dhe humbjen e tij e përjeton si një boshllëk të madh në artin dhe jetën publike në Kosovë.