Përgjimet e paligjshme 2019–2024 – Prokuroria hesht, deputetët shmangin poligrafin - Gazeta Express
string(79) "pergjimet-e-paligjshme-2019-2024-prokuroria-hesht-deputetet-shmangin-poligrafin"

Maqedoni

Gazeta Express

23/09/2025 16:01

Përgjimet e paligjshme 2019–2024 – Prokuroria hesht, deputetët shmangin poligrafin

Maqedoni

Gazeta Express

23/09/2025 16:01

Nuk shpaloset asnjë detaj i ri për procedurën parahetimore të prokurorisë lidhur me shqyrtimin e dokumentacionit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare pas akuzave për ndjekje dhe përgjim të paligjshëm gjatë periudhës 2019-2024 derisa në pushtet ishte LSDM-BDI, shkruan Alsat.

Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit thonë se në këtë moment nuk mund të shpalosin më shumë detaje për ecurinë e procedurës.

“Në këtë moment prokuroria nuk ka mundësi të ndajë më shumë detaje për rrjedhën e parahetimit”, tha Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Anëtarja e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së ASK-së, Sllavjanka Petrovska tha për Alsat, se që të premten i ka bërë thirrje publike kolegëve të saj që të merren vesh për testim poligrafik, por se nuk ka marrë as përgjigje e as koment.

“Të premten publikisht u bëra thirrje kolegëve që të merremi vesh që komisioni të zbatojë testim poligrafik të të gjithë atyre që publikisht deklaruan se janë ndjekur, por edhe drejtorëve të tanishëm dhe ish drejtorëve. Nuk ka as përgjigje as koment”, u shpreh Sllavjanka Petrovska.

Akuzat për përgjim të paligjshëm fillimisht erdhën nga kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili dyshon se është ndjekur dhe përgjuar në periudhën kur ishte lider i opozitës. Këto indikacione u konfirmuan edhe nga ASK-ja e cila madje dorëzoi në Prokurori dokumente ku ka bazë për përgjhime të paligjshme. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga ish-drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski.