Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Turqi dhe i dërguari i posaçëm për çështjet e Sirisë, Thomas Barak, ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë për një media me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u shpreh se “me shumë gjasë, nuk do të ketë kurrë paqe në Lindjen e Mesme”.
“Nëse flasim për paqe, ajo është një iluzion. Nuk ka pasur kurrë paqe. Dhe me gjasë nuk do të ketë asnjëherë, sepse të gjithë po luftojnë për legjitimitet”, deklaroi Barak.
Ai shtoi se konfliktet në rajon nuk kanë të bëjnë realisht me kufijtë:
“Thonë se luftojnë për kufij e territore. Por kjo nuk është e vërteta – kufijtë janë thjesht mjet negocimi. Në thelb, dikush kërkon kontroll, që do të thotë se dikush tjetër duhet të nënshtrohet”.
Në vijim, Barak tha se koncepti i “nënshtrimit” nuk është i kuptueshëm për kulturat arabe:
“Nuk ekziston një fjalë arabe që përkthen saktë ‘nënshtrim’. Ata nuk e kuptojnë plotësisht këtë koncept. Prandaj, në fund të fundit, mirëqenia është përgjigjja e vetme”.