Kane i 13-ti në Topin e Artë shkakton zemërim, del një klauzolë lirimi nga Bayerni - Gazeta Express
string(81) "kane-i-13-ti-ne-topin-e-arte-shkakton-zemerim-del-nje-klauzole-lirimi-nga-bayerni"

Futboll

Gazeta Express

23/09/2025 15:19

Kane i 13-ti në Topin e Artë shkakton zemërim, del një klauzolë lirimi nga Bayerni

Futboll

Gazeta Express

23/09/2025 15:19

Përkundër një sezoni fantastik të kaluar me Bayern Munichun, ku e fitoi Bundesligën dhe çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit, Harry Kane përfundoi në vendin e 13-të në garën për Topin e Artë.

Këtë lajm natyrisht nuk e kanë pritur mirë tifozët bavarezë, por edhe më rëndë e ka pësuar vetë lojtari, i cili, edhe pse nuk është ndalur kurrë së shënuari, në shtatë edicionet e këtij çmimi nuk ka arritur të shkojë kurrë më shumë se në vendin e 10-të.

Ndërkohë, mediumi gjerman “Bild” bën të ditur se ish-futbollisti i Tottenhamit mund ta bëjë një rikthim të pabesueshëm në Premierligë, përcjell “Gazeta Express”.

Krejt kjo falë një klauzole shkëputjeje të kontratës e cila do të aktivizohet në fund të sezonit të tretë, më saktësisht nga 1 korriku i vitit 2026.

Kane, 32-vjeç, është i lidhur me Bayern Munichun deri në qershor të vitit 2027.

Deri tash i ka shënuar 98 gola në 103 ndeshje me ekipin nga “Allianz Arena” dhe në fund të sezonit të kaluar e fitoi trofeun e parë në histori të tij, duke u shpallur kampion i Gjermanisë.

Në fillim të këtij sezoni përfaqësuesi gjerman e fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë më gjigantin bavarez. /Gazeta Express