Duncan e mbështet deklaratën e ish-komandantit të KFOR-it: S'ka pasur prova që UÇK ka kryer spastrim etnik ndaj serbëve - Gazeta Express
string(117) "duncan-e-mbeshtet-deklaraten-e-ish-komandantit-te-kfor-it-ska-pasur-prova-qe-uck-ka-kryer-spastrim-etnik-ndaj-serbeve"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 14:43

Duncan e mbështet deklaratën e ish-komandantit të KFOR-it: S’ka pasur prova që UÇK ka kryer spastrim etnik ndaj serbëve

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 14:43

Diplomati britanik, John Stewart Duncan po vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Atij iu paraqit një deklaratë e ish-komandantit të KFOR-it, Gjeneralit Mike Jackson të vitit 2016, ku ai kishte thënë se nuk ka prova që UÇK-ja ka kryer akte dhune ndaj serbëve.

“Unë s’po them që kjo të mos ketë ndodhur nga persona të caktuar por nuk kam prova që kjo të ketë qenë praktikë e UÇK-së”, kishte thënë Jackson, duke iu referuar fillimit të pjesës së dytë të vitit 1999.

“Po ju them që nuk kam prova që nga pikëpamja institucionale nuk kam pasur prova që UÇK-ja të ketë praktikë të spastrimit etnik të serbëve që kishin mbetur aty”, kishte thënë Jackson sipas asaj që lexoi një nga avokatet.

Duncan tha se pajtohet me vlerësimin e gjeneralit Jackson.

“Po, në këtë rast po, pajtohem”, tha ai.

I pyetur nëse Jackson i ka raportuar komandës së NATO-s se Thaçi ka kryer akte dhune ndaj civilëve, Duncan tha: “Jo me sa kam unë dijeni”.