Ambasadorët e Palestinës në Beograd jepnin arsye tjera, ai në Tiranë thotë se nuk e njohin Kosovën për shkak të Ambasadës në Jerusalem - Gazeta Express
string(86) "pse-vendi-i-tij-nuk-e-njeh-pavaresine-e-kosoves-flet-ambasadori-i-palestines-ne-tirane"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 14:34

Ambasadorët e Palestinës në Beograd jepnin arsye tjera, ai në Tiranë thotë se nuk e njohin Kosovën për shkak të Ambasadës në Jerusalem

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 14:34

I ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ambasadori i Palestinës në Tiranë, Sami Mhanna iu përgjigj gazetarit Thimi Samarxhi në lidhje me arsyen pse shteti i Palestinës nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai u pyet se pavarësisht se shumë shqiptarë mbështesin çështjen palestineze, por nuk e kuptojnë pse Palestina nuk e ka njohur ende Kosovën që nga shpallja e pavarësisë

Ambasadori tha se kjo pyetje i është bërë shpesh në media dhe se është i vetëdijshëm për përkrahjen e shqiptarëve ndaj Palestinës. Ai theksoi se Palestina nuk ka asnjë problem me popullin e Kosovës dhe se marrëdhëniet me qytetarët kosovarë janë të mira.

“Që kur Kosova vendosi ambasadën e saj në Jerusalem, ne e konsiderojmë atë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse Palestina nuk e njeh Kosovën”, deklaroi ambasadori.

Ndryshe, vite më parë, ambasadorët e Palestinës në Serbi kanë përsëritur vazhdimisht se nuk do ta njohin Kosovën

Ish-Ambasadori M Mohamed Nabhan, kishte thënë se Kosovën nuk do ta njohin jo vetëm për shkak dashurisë që kanë për Serbinë, por edhe për arsye tjera.

“Ne nuk e njohim Kosovën, jo vetëm shkaku i dashurisë karshi Serbisë. Ne e respektojmë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë. Ekziston rezoluta 478 e cila të gjitha shteteve ua ndalon hapjen e ambasadave apo njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit”, kishte thënë ai.

Lidhur me qëndrimin e Shqipërisë në forumet ndërkombëtare, ku shpesh është pozicionuar në mënyrë neutrale ndaj çështjes palestineze, ambasadori u shpreh i zhgënjyer.

“Kam folur me presidentin Bajram Begaj, i cili na mbështet. Do të doja që qeveria shqiptare të na mbështeste më shumë. Nuk e kuptoj pse Shqipëria abstenon në forumet ndërkombëtare dhe pse na e ka kthyer shpinën, kur lufta nuk është mes Izraelit dhe Hamasit, por mes Izraelit dhe popullit tonë”, u shpreh ai.

Ambasadori shtoi se do të dëshironte që shqiptarët të flisnin më shumë për çështjen palestineze dhe të tregonin më shumë solidaritet.

“Nuk besoj se Kryeministri Rama është pro gjenocidit dhe kjo është diçka e mençur prej tij”. /Euronews.al