Në konferencën ‘Shqipëria, horizont i ri’, kryeministri Rama në Vjenë nuk anashkaloi as situatën gjeopolitike me ndikim global. Në fjalën e tij, Rama tha se Kina nuk përbën kërcënim pasi ka qëllim të bëj biznes dhe të shtrijë dorën e saj ën të gjithë botën. Për Rusinë, Rama tha se është një lojtare agresive. Kryeministri pohoi se vendimi i tij është të qëndrojë krah Perëndimit.
“Rusia është një lojtar agresiv dhe ka një agjent për krijimin e trazirave. Kina është një tjetër lojtar dhe dallojnë sepse Kina nuk ka asnjë objektiv për të universalizuar mënyrën e jetesës, Kina ka objekt të bëj biznes dhe të ketë një dorë që zgjatet në tërë botën. Nuk e shoh Kinën si një agresion dhe kërcënim. Kur vjen puna për sigurinë tonë qoftë ushtarake apo energjitike, ne e kemi marrë vendimin tonë prej kohësh dhe nuk e ndryshojmë. Do të vijojmë të rrijmë me partnerët tanë perëndimor. Me Rusinë nuk kemi asnjë lloj pune për të bërë, nuk na ka marrë malli, për ne mjafton të jemi në marrëdhënie të mira me Dostojevski dhe për të mëdhenjt e Rusisë nuk janë për ne.
Siç thotë një proverbë ruse, e ardhmja është e qartë e shkuara është problem. Derisa ta zgjidhin këtë gjë, nuk do të duhet të merremi. Ne jemi vend i vogël, jemi të bekuar që nuk na duhet të marrrin vendimet e mëdha. Siç jemi të bekuar që jemi miq me vende të mëdha.”