Kryediplomatja e re shqiptare flet për Kosovën dhe integrimin e saj euroatlantik në "International Crisis Group" në New York - Gazeta Express
string(122) "kryediplomatja-e-re-shqiptare-flet-per-kosoven-dhe-integrimin-e-saj-euroatlantik-ne-international-crisis-group-ne-new-york"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 13:44

Kryediplomatja e re shqiptare flet për Kosovën dhe integrimin e saj euroatlantik në “International Crisis Group” në New York

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 13:44

Kryediplomatja e re shqiptare, Elisa Spiropali, ndër angazhimet e saj të para në krye të këtij posti kishte edhe vizitën në New York ku po mbahet Asambleja Parlamentare e OKB-së.

Në kuadër të kësaj vizite, Spiropali vizitoi organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në Neë York, e cila është e specializuar në politikat e sigurisë ndërkombëtare.

Aty Spiropali tha se ka folur për Kosovën dhe për sigurinë e vendit përmes integrimin euroatlantik.

“Me Presidenten e ICG, Comfort Ero, folëm mbi çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Spiropali./Express/