Shqipëria U-21 e siguron një miqësore në tetor, zbulohet emri i kundërshtarit - Gazeta Express
string(76) "shqiperia-u-21-e-siguron-nje-miqesore-ne-tetor-zbulohet-emri-i-kundershtarit"

Futboll

Gazeta Express

23/09/2025 13:51

Shqipëria U-21 e siguron një miqësore në tetor, zbulohet emri i kundërshtarit

Futboll

Gazeta Express

23/09/2025 13:51

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore në muajin tetor ndaj San Marinos U-21.

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët e San Marinos që ndeshja të luhet më 10 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00.

Takimet miqësore janë shumë të rëndësishme për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik të Kombëtares U-21, pasi u japin mundësi të vëzhgojnë nga afër lojtarët e grumbulluar dhe të ndërtojnë një grup sa më konkurrues në funksion të Europianit U-21 2027.

Deri në Kampionatin Europian U-21 2027, kuqezinjtë do të zbresin në fushë vetëm për takime miqësore, pasi Shqipëria U-21 është e kualifikuar automatikisht në këtë turne madhor si një nga vendet mikpritëse të EURO U-21.