Shtylla e 'famshme' elektrike do të largohet nga rruga më 25 shtator, Komuna e Prizrenit jep detaje - Gazeta Express
string(96) "shtylla-e-famshme-elektrike-do-te-largohet-nga-rruga-me-25-shtator-komuna-e-prizrenit-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 13:43

Shtylla e ‘famshme’ elektrike do të largohet nga rruga më 25 shtator, Komuna e Prizrenit jep detaje

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 13:43

Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se me datën 25 shtator 2025 do të bëhet zhvendosja e shtyllës elektrike, e cila zë njërën trase të rrugës që njihet si “Tranziti i Ri”.

Rruga në fjalë do të jetë e mbyllur nga ora gjashtë e mëngjesit deri në mesditë deri në zhvendosjen e kabllove.

Postimi I plotë:

Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton qytetarët e Komunës së Prizrenit se nga dita e enjte, më 25 shtator 2025, nga ora 06:00 – 12:00, për shkak të zhvillimit të punimeve për dislokimin e kabllove ajrore – rruga “Agim Shala” – Transiti i Ri, nga rreth rrotullimi i rrugës “Enver Hadri” dhe “Kastriotët”, deri te rreth rrotullimi në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen Arbana, do të jetë e bllokuar.

Me qëllim të zhvillimit të punimeve sipas kontratës dhe planit dinamik, kërkojmë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion që t’i shmangin këto akse rrugore në mënyrë që dislokimi të kryhet sa më shpejtë.

Ju faleminderit për bashkëpunim dhe mirëkuptim!