Policia e Kosovës, ka njoftuar se kanë zhvilluar ligjërata në shkolla për sigurinë në trafik.
Kjo është bërë në në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në shkolla dhe vetëdijesimin e nxënësve.
Njoftimi:
Policia mban ligjërata në shkolla për sigurinë në trafik
Prishtinë, 23 Shtator 2025 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në shkolla dhe vetëdijesimin e nxënësve, ka filluar mbajtjen e ligjëratave edukative në shkollat e Prishtinës.
Ligjëratat po zhvillohen me temën “Siguria e këmbësorëve në trafik”, me qëllim që nxënësit të pajisen me informacione të dobishme për rritjen e sigurisë së tyre.
Policia e Kosovës thekson se angazhimet për sigurinë në shkolla do të vazhdojnë përmes edukimit dhe aktiviteteve të tjera parandaluese, duke kontribuar kështu në krijimin e një ambienti më të sigurt për nxënësit.