Derisa disa vende e njohën shtetin palestinez, Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza - Gazeta Express
string(79) "derisa-disa-vende-e-njohen-shtetin-palestinez-izraeli-vazhdon-ofensiven-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 12:18

Derisa disa vende e njohën shtetin palestinez, Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 12:18

Disa vende e kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa Izraeli vazhdon sulmin e tij të vazhdueshme në Qytetin e Gazës.

Tanke dhe automjete të blinduara janë parë në Gaza City – ku dikur banonin qindra mijëra njerëz – ku ushtria e Izraelit ka shkatërruar blloqe të mëdha banesash dhe ka detyruar banorët të braktisin shtëpitë e tyre.

Bombardimi vazhdon ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump përgatitet të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork më vonë sot, ku liderët botërorë janë mbledhur për takimin e 80-të vjetor të organizatës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Trump nuk mori pjesë në një konferencë para-asambleje për zgjidhjen me dy shtete për konfliktin Izrael-Gaza.

Franca, e cila bashkorganizoi ngjarjen me Arabinë Saudite, njohu zyrtarisht një shtet palestinez në këtë ngjarje, pas njoftimeve të ngjashme nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia të dielën.

SHBA-të e kanë kritikuar këtë veprim si të padobishëm për t’i dhënë fund konfliktit dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se “nuk do të ketë shtet palestinez”.

Trump pritet të takohet me udhëheqës nga Lindja e Mesme në një takim të veçantë në OKB pas fjalimit të tij.