I gjeti 260 euro në rrugë, qytetari në Prishtinë i dorëzon në Polici - Gazeta Express
string(67) "i-gjeti-260-euro-ne-rruge-qytetari-ne-prishtine-i-dorezon-ne-polici"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 11:57

I gjeti 260 euro në rrugë, qytetari në Prishtinë i dorëzon në Polici

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 11:57

Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se një qytetar me inicialet R.V, ka dorëzuar në polici një shumë parash, të cilat i kishte gjetur në rrugë.

Bëhet fjalë për 260 euro.

“Menjëherë pas gjetjes së të hollave, qytetari ka njoftuar policinë dhe ka dorëzuar shumën prej 260 eurove, duke dëshmuar shembullin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare. Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit e vlerëson lartë këtë gjest human dhe falënderon qytetarin për veprimin e tij. Po ashtu, policia shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët që bashkëpunojnë dhe tregojnë besim të vazhdueshëm në institucionet e sigurisë.”