Ky ishte reagimi i hidhur i Yamalit kur u tha se Dembele e fiton Topin e Artë - Gazeta Express
string(77) "ky-ishte-reagimi-i-hidhur-i-yamalit-kur-u-tha-se-dembele-e-fiton-topin-e-arte"

Futboll

Gazeta Express

23/09/2025 10:21

Ky ishte reagimi i hidhur i Yamalit kur u tha se Dembele e fiton Topin e Artë

Futboll

Gazeta Express

23/09/2025 10:21

Lamine Yamal nuk e ka pritur aspak mirë faktin se Topin e Artë e fitoi dikush tjetër, e jo ai.

Reagimi i yllit të ri të Barcelonës në momentin kur u kumtua vendimi se këtë trofe do ta fitonte Ousmane Dembele, është bërë viral në rrjetet sociale, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, 18-vjeçari kishte shpresa që do të ishte ai fituesi i çmimit më prestigjioz individual, ndërsa u desh të kënaqej me “Trofeo Kopa”, si lojtari më i mirë i ri në botë, të cilin e kishte fituar edhe vitin e kaluar.

E kur legjenda braziliane Ronaldinho e tha emrin e Dembeles si fitues të Topit të Artë, fytyra e super-talentit spanjoll u prish dhe u pa se ishte i nervozuar dhe i mërzitur, në gala mbrëmjen e mbajtur mbrëmë në “Théâtre du Châtelet” në Paris të Francës.

Për më tepër këtë skenë mund ta shihni në videon më poshtë. /Gazeta Express