Lamine Yamal përfundoi në vendin e dytë në garën për Topin e Artë mbrëmë, ndonëse disa menduan se super-talenti i Barcelonës e meritonte ta fitojë këtë trofe individual.
Sidoqoftë, në fund festoi Ousmane Dembele i Paris Saint-Germainit falë vitit brilant që e pati, si në aspektin individual ashtu edhe për sukseset ekipore, shkruan “Gazeta Express”.
Sidoqoftë, për Yamal nuk ka vend për dëshpërim duke e pasur parasysh moshën e tij të re, është veç 18-vjeç.
E atë është munduar ta ngushëllojë menaxheri i tij, Jorge Mendes, i cili në të kaluarën ka pasur në dorë yje dhe legjenda, të cilët e kanë fituar këtë çmim prestigjioz.
Menaxheri portugez është i bindur se përfaqësuesi spanjoll do ta përqafojë shpesh këtë trofe gjatë karrierës, të cilën pritet ta ketë të lavdishme.
“Lamine Yamal do të fitojë shumë Topa të Artë”, tha menaxheri Mendes pasi përfundoi gala mbrëmja në Paris.
Yamal është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në botë. /Gazeta Express