Kandidati i LVV-së për Mitrovicën, Faton Peci, premtoi ndërtimin e çerdheve të reja, përfshirë edhe në Shipol. Por i njëjti u korrigjua, shpejt, nga kandidati i PDK-së Arian Tahiri, i cili i tha Pecit se “po vërehet se nuk e njeh mirë Mitrovicën, sepse këtë javë lëshohet çerdhja e re në Shipol”.
Debati u zhvillua në emisionin “DebatPërnime”, ku Peci ndër të tjera tha:
“Minimalisht do të ndërtohen katër deri në gjashtë në lokalitetet sikurse është Suhadolli, ku përfshihet edhe Gushavci, Vinarci edhe Koshtova. Në Shipol, në Kqiq, në Zhabar do të ketë çerdhe të reja…”
Ndërsa, kur iu dha fjala, Arian Tahiri i replikoi Pecit: “Parafolësi po vërehet që nuk e njeh Mitrovicën, çerdhja në Shipol lëshohet këtë javë ajo është finalizu komplet….Ndërsa unë do ti ndërtojë pesë çerdhe”, u shpreh Tahiri në DebatPërnime.
Ai tha se fokus do të ketë edhe ndërtimin e shkollave të reja.