Ilir Ferati, kryetar i Istogut që garon edhe për një tjetër mandat në krye të këtij qyteti nga radhët e LDK-së, ka vazhduar takimet me qytetarë.
Ai ka qenë në fshatin Gurrakoc te familjet Kabash dhe Fetahaj.
Ferati ka thënë se ka qenë i nderuar të shpalos programin për Istogun.
“Në Gurrakoc me Kabash e Fetahaj Përveç diskutimeve për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrim në zhvillimin e mëtejshëm të fshatit, momentet që ndajmë së bashku, pikërisht si këto, do t’i çmojmë gjithmonë gjatë rrugëtimit tonë. Jam i nderuar të shpalos programin para jush. Gurrakoc e Faruk faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë Ferati. /Gazeta Express