Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Istog në mbështetje të kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Ali Nimanaj.
Krasniqi u shpreh se Istogu është qyteti i punës, kulturës e traditës dhe Nimanaj është njeriu i duhur për ta udhëhequr.
“Aliu është njeriu i duhur për ta çuar përpara këtë komunë: i ndershëm, i përkushtuar dhe i gatshëm të punojë për çdo qytetar. Më 12 tetor, bëhemi bashkë për një Istog ma të mirë dhe me më shumë mundësi për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.