Luis Figo u ngjit në skenë për të shpallur fituesit e çmimit “Gerd Muller” për sulmuesin më të mirë në futbollin e meshkujve dhe të femrave.
Ky çmim vendoset nga lojtari që ka shënuar më shumë gola.
Fituesit janë Ewa Pajor e Barcelonës dhe Viktor Gyokeres i Arsenalit.
Gyokeres e fiton këtë çmim falë paraqitjeve të tij te Sporting, ku shënoi 54 gola në 52 ndeshje.
Ai falënderon ish-klubin e tij pas një ndarjeje të hidhur gjatë verës dhe thotë se dëshiron të krijojë kujtime të reja te Arsenali./GazetaExpress/