Tri shkronjat e UÇK'së përurohen në Çyqavicë, Xhafer Gashi: Simbol i gjakut të dëshmorëve dhe lirisë sonë - Gazeta Express
string(102) "tri-shkronjat-e-uckse-perurohen-ne-cyqavice-xhafer-gashi-simbol-i-gjakut-te-deshmoreve-dhe-lirise-sone"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 21:45

Tri shkronjat e UÇK’së përurohen në Çyqavicë, Xhafer Gashi: Simbol i gjakut të dëshmorëve dhe lirisë sonë

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 21:45

Në malin e Çyqavicës, në Sibofc, u përuruan tri shkronjat e arta të UÇK-së, si simbol i përjetshëm i sakrificës dhe krenarisë sonë kombëtare. Në këtë ceremoni të veçantë, Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, theksoi se këto shkronja nuk janë vetëm një shenjë, por testament i gjakut të dëshmorëve, i sakrificës së familjeve dhe i vendosmërisë së popullit për liri.

Ai rikujtoi ofensivën e 22 shtatorit, kur Sibofci u dogj dhe u bombardua, por shpirti i qëndresës nuk u shua, ndërsa Çyqavica u bë strehë dhe mburojë për luftëtarët dhe popullin. Kryetari Gashi nderoi me respekt të veçantë Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij heroike, si dhe të gjitha familjet e dëshmorëve, martirëve dhe invalidëve të luftës, që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës.

Në fund, ai falënderoi nga zemra iniciatorët e projektit, shoqatat e dala nga lufta, bashkëluftëtarët, qytetarët, bizneset dhe të gjithë kontribuuesit që mundësuan realizimin e kësaj vepre madhështore, duke theksuar se kjo ditë është një amanet dhe një kujtesë për brezat që do të vijnë.