Kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka theksuar rëndësinë e fuqizimit të grave dhe vajzave në zhvillimin e komunës. Ai, së bashku me znj. Hava Mlinaku, u takua me gra dhe vajza vushtrriase – intelektuale, punëtore, sipërmarrëse dhe të reja të angazhuara në shoqëri – duke vlerësuar mbështetjen e tyre për vizionin qeverisës.
“Ishte kënaqësi të shoh se mbështetja e tyre për qeverisjen tonë po rritet çdo ditë dhe se puna jonë po jep rezultate konkrete,” tha Idrizi.
Ai shtoi se prioritet i mandatit të dytë do të jetë krijimi i më shumë mundësive për aftësim profesional, punësim dhe zhvillim ekonomik për gratë dhe vajzat e Vushtrrisë.