Memli Krasniqi në Pejë: Mbështeteni Artën sepse Peja meriton një të ardhme ma të mirë - Gazeta Express
string(84) "memli-krasniqi-ne-peje-mbeshteteni-arten-sepse-peja-meriton-nje-te-ardhme-ma-te-mire"

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 20:46

Memli Krasniqi në Pejë: Mbështeteni Artën sepse Peja meriton një të ardhme ma të mirë

Lajme

Gazeta Express

22/09/2025 20:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Novosellë të Pejës, ku ka thënë se kandidatja e PDK-së për kryetare të kësaj komune, Arta Vokshi Nallbani është zëri i gjeneratës së re, me vizion për një Pejë ma të mirë.

Krasniqi i ftoi të pranishmit të mobilizohen në përkrahje të Vokshi Nallbanit.

“Ajo sjell energji, përkushtim dhe shumë dashuri për qytetin që e ka në zemër – Pejën e kulturës, sportit, turizmit e të historisë. Prandaj, më 12 tetor, le ta mbështesim Artën – sepse Peja meriton një të ardhme ma të mirë për të gjithë”, është shprehur kreu i PDK-së.